Aktualitet

“Janë rëndë”, familja Koreta lajmëron të afërmit jashtë Shipërisë për tragjedinë

25 Tetor 2021, 18:56 Nga DOSJA
“Janë rëndë”, familja Koreta lajmëron të

VLORË– Pamjet që po shikoni vijnë nga Vlora, nga fshati Mekat i cili është tronditur nga një vrasje e dyfishtë mbrëmjens e sotme. Në pamje shihet një nga anëtarët e familjes Koreta që flet me kamerë me një tjetër person, nga zëri dallohet se është grua, dhe i kërkon që të niset.

Zotëria në fjalë nuk i tregon të afërmes që është jashtë Shqipërisë së Genci Koreta dhe xhaxhai i tij Jorgji Koreta kanë vdekur, por dëgjohet t’i thotë se janë sëmurë e në gjendje të rëndë.

“Tani për tani gjallë është ai, është sëmurë, janë rëndë të dy, edhe ai, edhe xhaxhi Jori,”- thotë burri që po flet.

Një tjetër pranë tij i kërkon të ndërpresë telefonatën.

“Mbylle ore tani,”- thotë ai, ndërsa në sfond dëgjohen të qara.

Ngjarja e rëndë ndodhi mbrëmjen e sotme. 39-vjeçari Genci Koreta vrau xhaxhanë e tij, Jorgji Koreta, 64-vjeç, me armë gjahu, dhe më pas edhe veten për vdekje. Shkak për ngjarjen tragjike dyshohet të jetë bërë konflikti për pronën që nip e xhaxha kanë pasur prej kohësh.

LAJM KRYESOR: Krim brenda familjes në Vlorë, nipi vret xhaxhain dhe veten

(F.m/Dosja.al)

 

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet genci koreta jorgji koreta krim i dyfishte ne vlore genci koreta jorgji koreta krim i dyfishte ne vlore

Sondazh

Poll