Art&Argëtim

Paloma flet për tradhtinë: Bashkëshortin do e falja vetëm një herë nëse do e bënte

25 Tetor 2021, 06:53 Nga DOSJA
Paloma flet për tradhtinë: Bashkëshortin do e falja vetëm

TIRANË– Rudina Demiri, e njohur ndryshe si Paloma, ka rrëfyer gjatë një bisede me banorët e tjerë të shtëpisë së Big Brother VIP, se tradhëtinë bashkëshortore do ta falte vetëm një herë. Ajo tha se nëse bashkëshorti i saj ka ndërmend ta bëjë diçka të tillë, do ta falte vetëm një herë dhe se nuk do ta shkatërronte familjen për tradhti momentale.

“Nëse ka ndërmend ta bëjë, le ta bëjë. Nëse e bën një herë do ta falja, nëse do ta përsëriste do ta ndaja. Unë nuk e prish familjen për një tradhti momentale,” tha Paloma.

 

 

 

A post shared by Big Brother Alb VIP Edition (@bigbrotheralb_vip)

Më tej ajo shtoi se nëse është femra ajo që tradhton mashkullin, atëherë ajo ka një arsye të fortë që e ndërmerr këtë veprim, ndërsa mashkulli është më impulsiv.

(i.d.Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

showbiz showbiz bbv paloma rudina demiri bbv paloma rudina demiri

Sondazh

Poll