Aktualitet

Grabitja e Rinasit, dënohet në mungesë me 25 vite burg Aleks Pepa

25 Tetor 2021, 14:39 Nga DOSJA
Grabitja e Rinasit, dënohet në mungesë me 25 vite burg Aleks Pepa

TIRANË- Gjykata e Posaçme ka dënuar me 25 vite burgim Aleks Pepën, i cili cilësohet si grabitësi i 990 mijë eurove në Rinas në vitin 2016. Prej 5 vitesh në arrati, Pepa është dënuar në mungesë. Ai u ka shpëtuar dhjetëra operacioneve për kapjen e tij, ndërkohë që është lëshuar urdhër arresti ndërkombëtar. Përveç vjedhjes, ai gjithashtu akuzohet për armë mbajtje paleje si dhe grupim kriminal.

Por kush është Aleks Pepa dhe çfarë ka ndodhur në vitin 2016? 

Ai është pjesë e grupit të Admir Muratajt, i cili njihet për grabitjen e bankave.  Aleks Pepa, është një person që ka punuar si emigrant në Greqi, por në vitin 2015 është kthyer në Shqipëri, dyshohet nga prokuroria të jetë personi kryesor i grabitjes së gati 10 milionë eurove në aeroportin e Rinasit.  Fotoja e Aleks Pepës, është publikuar dhe në faqen e Interpolit, ku 44-vjeçari thuhet se është nga qyteti i Elbasanit.

Në vitin 2016 ai ka qenë pjesë e grabitjes së ndodhur në aeroportin e Rinasit,  ku u morën  në 30 qershor të atij viti,  990 mijë euro. Në 2017 në banesën e prindërve të Aleks Pepës policia gjeti gjetën 50 mijë euro brenda në frigorifer, të cilat ishin paratë që u grabitën në Rinas.  Për këtë grabitje ai u identifikua nga fijet e flokëve që i kishin ngelur në kapuçin që gjeti policia.

(I.A;f.m/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet

Sondazh

Poll