Aktualitet

3 PISTAT/ Pse u vra Backa në Fier, sherri për lagunën e dhënë me koncension

24 Tetor 2021, 15:55 Nga DOSJA
3 PISTAT/ Pse u vra Backa në Fier, sherri për lagunën e

FIER– Tre janë pistat ku po hetohet në lidhje me ekzekutimin mafioz të Demir Backës, 57-vjeçarit që u vra një natë më parë në Fier. Mësohet se pista e parë që ka mbi tavolinë grupi hetimor është konflikti që ka sjellë dhe vrasjen e motrës së Backës 23 vite më parë. Në vitin 1998, 57-vjeçarit i kanë ekzekutuar motrën dhe kunatin (bashkëshortin e saj). Ngjarja e rëndë ka ndodhur në afërsi të shkollës së Muzikës në Fier.

Pista e dytë është dhënia me koncension e një pjese të lagunës në Lushnje. Mësohet se janë rreth 200 hektarë që i janë dhënë me koncension personit me inicialet A.P., me të cilin Backa ka patur konflikte për këtë pronë.

Pista e tretë është një sipërfaqe toke në në Darëzezë, për të cilën nuk dihet më tepër detaje. Demir Backa u qëllua në makinën e tij të llojit ‘Audi’, e cila ndodhej e parkuar para një qendre tregtare në Fier. Ai u dërgua në spital por ndërroi jetë. Autorët dogjën makinën dhe janë zhdukur pa gjurmë.

(F.m/Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet demir backa vritet demir backa demir backa vritet demir backa

Sondazh

Poll

Aktualitet 24 Tetor 2021, 15:08

MSH: 4 viktima dhe 444 të infektuar në Shqipëri

TIRANË– Katër persona kanë humbur jetën dhe 444 të tjerë kanë rezultuar pozitivë me koronavirus në 24 orët e fundit në Shqipëri. Në bilancin e 24 orë...