Bota

Me hanxharë dhe bajoneta kundër emigrantëve, Policia gjermane ndalon kryengritësit

24 Tetor 2021, 15:07 Nga DOSJA
Me hanxharë dhe bajoneta kundër emigrantëve, Policia gjermane

GJERMANI – Policia gjermane ka ndaluar më shumë se 50 kryengritës të ekstremit të djathtë të armatosur me spraj  djegës, bajonetë, hanxhar dhe shkopinj, të cilët po përpiqeshin të patrullonin kufirin polak për të ndaluar emigrantët të hynin në vend.

Sipas The Guardian, ata po ndiqnin një thirrje nga “Rruga e Tretë”, një parti e së djathtës ekstreme me lidhje të dyshuara me grupet neo-naziste, e cila u kishte bërë thirrje anëtarëve të saj të ndalonin kalimet ilegale pranë qytetit të Gubenit.

Policia sekuestroi armët dhe i detyroi të dyshuarit të largoheshin nga zona vonë të shtunën dhe në orët e para të së dielës, sipas një zëdhënësi. Ata kishin udhëtuar drejt kufirit polak nga e gjithë Gjermania . Dhjetra njerëz mbajtën një protestë në Guben të shtunën për të treguar kundërshtimin e tyre ndaj patrullave të planifikuara të ekstremit të djathtë.

Gjermania ka vendosur 800 policë shtesë në kufirin polak për të kontrolluar fluksin e emigrantëve që përpiqen të hyjnë në BE nga Bjellorusia , thuhet të ketë deklaruar ministri i Brendshëm të dielën.

“Qindra oficerë janë aktualisht në detyrë atje ditë e natë. Nëse është e nevojshme, jam i përgatitur t’i përforcoj edhe më tej, “tha Horst Seehofer. Seehofer tha se kishte pasur tashmë 6,162 hyrje të paautorizuara në Gjermani nga Bjellorusia dhe Polonia këtë vit.

(m.k/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

bota bota emigracioni i paligjshëm emigracioni ne poloni emigrantet e paligjshem ne poloni gjermani poloni emigracioni i paligjshëm emigracioni ne poloni emigrantet e paligjshem ne poloni gjermani poloni

Sondazh

Poll