Bota

Fitoi medalje të bronztë në Doha, vritet me armë Alex Quiñónez në Ekuador

24 Tetor 2021, 14:46 Nga DOSJA
Fitoi medalje të bronztë në Doha, vritet me armë Alex

EKUADOR – Vrapuesi Alex Quiñónez është vrarë në Ekuador të premtën në mbrëmjë. 32-vjeçari u qëllua për vdekje jashtë një qendre tregtare në qytetin port të Guayaquil së bashku me një person tjetër të paidentifikuar.

Sipas The Guardian, Quiñónez doli i treti në garën me 200 metra në Kampionatin Botëror të Atletikës në Doha dy vjet më parë dhe fitoi medaljen e bronztë.

Ministria e Sportit e Ekuadorit e bëri të ditur lajmin në një deklaratë në rrjetin e saj në Twitter.

“Sot humbëm një atlet të madh, një person që na bëri të ëndërrojmë, që na emocionoi. Policia Kombëtare ndodhet në vendngjarje dhe autoritetet po kryejnë hetimet përkatëse. Ai do të mbetet përgjithmonë në zemrat e të gjithë ekuadorianëve”, thuhet në Twitter. 

Të dielën, stadiumi i futbollit Folke Anderson në Esmeraldas do të mbajë një ceremoni për të marrë arkivolin e Quiñónez.

“Na vjen shumë keq për humbjen e dhimbshme të Alex Quiñónez, babait, djalit, një vrapues i madh që la gjumrnën e tij  n sporti. Ngushëllimet tona më të sinqerta për të dashurit tuaj. U prefsh ne paqe. Ata që marrin jetën e ekuadorianëve nuk do të mbeten pa u ndëshkuar. Ne do të veprojmë me forcë”, shkroi në Tëitter Presidenti i Ekuadorit, Guillermo Lasso.

Komiteti Olimpik i vendit tha në një deklaratë se rrethanat për vdekjen nuk ishin sqaruar ende.

(m.k/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

bota bota 119 te vdekur ne ekuador alex quiñónez ekuador vritet alex quiñónez 119 te vdekur ne ekuador alex quiñónez ekuador vritet alex quiñónez

Sondazh

Poll