Politike

Manastirliu: Presim rritje të infektimeve me COVID në dimër, kemi disa skenarë

23 Tetor 2021, 17:54 Nga DOSJA
Manastirliu: Presim rritje të infektimeve me COVID në dimër, kemi

TIRANË– Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka bërë me dije se gjatë periudhës së dimrit në vend do të ketë një shtim të infektimeve nga pandemia e koronavirusit.

Gjatë emisionit “Kjo javë”, ministrja tha se kishin përgatitur disa skenarë për menaxhimin e situatës, duke vënë theksin tek vaksina anti-COVID.

“Kjo situatë ka të papritura. Ka disa skenarë. Dimri pritet të ketë një rritje të infeksioneve. Nuk dihet se çfarë do të sjellë ne lidhje me variantet e reja. Gripi sezonal do të jetë dhe kemi mundur të sigurojmë vaksina për grupet që kanë sëmundje kronike për gratë shtatzëna dhe kjo shpërndarje ka filluar me 35 mijë të tjera dhe pritet të kemi edhe 200 mijë të tjera në javët që do të vijnë,”-tha ministrja.

(k.m/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

politike politike ogerta manastirliu pandemia e koronavirusit ne shqiperi ogerta manastirliu pandemia e koronavirusit ne shqiperi

Sondazh

Poll