Bota

Politikani godet guvernatorin në Iran, u zemërua pasi i bënë vaksinën gruas

24 Tetor 2021, 09:30 Nga DOSJA
Politikani godet guvernatorin në Iran, u zemërua pasi i bënë

IRAN- Guvernatori i ri i një krahine veriperëndimore iraniane u godit në fytyrë nga një burrë i zemëruar gjatë inaugurimit të tij të Shtunën në një shkelje të pazakontë të sigurisë në Republikën Islamike gjatë një ceremonie ku mori pjesë ministri i brendshëm i vendit.

Sipas Guardian, guvernatori i ri, Abedin Khorram, ishte duke folur në podium në kryeqytetin krahinor të Tabrizit kur burri i cili thuhet se është politikan vendas hyri në skenë dhe menjëherë goditi zyrtarin.

Sipas një dëshmie, burri ishte i zemëruar sepse gruas së tij ju dha vaksina e Covid-19 nga një mjek mashkull. Sigurimi hyri menjëherë dhe e tërhoqi zvarrë autorin nga një derë anësore, madje duke “thyer” edhe një perde.

Edhe pse guvernatori tha se nuk ishte i përgatitur të lëvizte kundër sulmuesit, Prokuroria e Tabrizit njoftoi se kishte nisur një hetim kundër ushtarakëve, ndërsa Ushtria e Gardës Revolucionare deklaroi se ndaj tij do të ndërmerren veprime ligjore.

(d.a/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

bota bota abedin khorram iran politikani godet guvernatorin vaksinimi ne iran abedin khorram iran politikani godet guvernatorin vaksinimi ne iran

Sondazh

Poll