Bota

Në fokus ka refugjatët! Turi i fundvitit i Papa Françeskut, nis me Greqinë

24 Tetor 2021, 05:25 Nga DOSJA
Në fokus ka refugjatët! Turi i fundvitit i Papa Françeskut, nis

ITALI– Papa Françesku do të udhëtojë në disa vende para fundit të vitit, përfshirë Greqinë, Kongon dhe Hungarinë. Ky tur do të ketë në vëmendje thirrjen për personat që po përballen me diskriminimin, refugjatët që po largohen nga lufta dhe varfëria.

“Papa Françesku dëshiron të shkojë në Greqi dhe Qipro, në fundjavën e parë të dhjetorit”, deklaruan burime pranë Selisë së Shenjtë.

Thuhet se Papa Françesku po konsideron një udhëtim në ishullin Lesbos, një vend i rëndësishëm dhe simbol për migracionin, ndërsa Evropa po përpiqet t’u përgjigjet refugjatëve që ikin nga lufta dhe varfëria.

Papa Françesku gjithashtu po planifikon një udhëtim në Oqeani, vitin e ardhshëm, që do të ishte hera e parë që ai do të shkonte në rajon si Papë.

(a.b)/dosja.al

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

bota bota papa françesku turi i papes vatikan papa françesku turi i papes vatikan

Sondazh

Poll