Bota

Krahasohet me Escobar! Kolumbia arreston mbretin e kokainës, ‘Otoniel’

24 Tetor 2021, 06:19 Nga DOSJA
Krahasohet me Escobar! Kolumbia arreston mbretin e kokainës,

KOLUMBI- Trafikanti më i kërkuar i drogës në Kolumbi dhe kreu i bandës më të madhe kriminale në vend, Dairo Antonio Usuga, i njohur si ‘Otoniel’, u kap pas një operacioni të përbashkët nga ushtria, forcat ajrore dhe policia.

Qeveria kishte ofruar një shpërblim prej 800,000 dollarësh për informacion në lidhje me vendndodhjen e tij, ndërsa SHBA vendosi një shpërblim prej 5 milion dollarësh në kokën e tij.

Presidenti Ivan Duque përshëndeti kapjen e Otoniel në një video mesazh televiziv.

“Kjo është goditja më e madhe kundër trafikut të drogës në vendin tonë këtë shekull,” tha ai. “Kjo goditje është e krahasueshme vetëm me rënien e Pablo Escobar në vitet 1990.”

Otoniel u kap në provincën Antioquia në veriperëndim të Kolumbisë, afër kufirit me Panamanë. Ndërsa detajet e operacionit ende nuk janë bërë të gjitha të ditura, presidenti tha se një oficer policie ishte vrarë.

“Clan del Golfo” është karteli më i fuqishëm i trafikut të drogës në Kolumbi, eksportuesi më i madh i kokainës në botë. Arrestimi i “Otoniel” është goditja më e madhe që qeveria kolumbiane i ka dhënë krimit të organizuar në vend.

BURIMI: BBC

(a.b)/dosja.al

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

bota bota dairo antonio usuga kolumbi mbreti i kokaines ne kolumbi dairo antonio usuga kolumbi mbreti i kokaines ne kolumbi

Sondazh

Poll