Bota

Sulm me armë dhe granata në burgun e Nigerisë, 800 të dënuar “ia mbathin” nga qelitë

24 Tetor 2021, 05:34 Nga DOSJA
Sulm me armë dhe granata në burgun e Nigerisë, 800 të

NIGERI– Një sulm me armë ka ndodhur në një burg në Nigerinë jugperëndimore në shtetin Oyo. Persona të armatosur kanë hyrë brenda burgut duke bërë të mundur që të arratisen nga qelitë rreth 800 të burgosur.

“Personat e armatosur ishin të shumtë në numër dhe sulmuan institucionin korrektues Abonlogo me granata të premten në mbrëmje”, tha për AFP Olanreëaju Anjorin, një zëdhënës i administratës për burgun në shtetin Oyo.

Policia arriti të arrestonte 262 prej të arratisurve, ndërkohë që pjesa tjetër e të dënuarve është shpallur në kërkim. Të gjithë personat e arratisur janë të rrezikshëm ndaj policia ka nisur menjëherë kërkimet për to duke ngritur grupe të ndryshme policore dhe bllokuar akset kryesore.

(a.b)/dosja.al

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

bota bota burg ne nigeri nigeri sulm ne burg burg ne nigeri nigeri sulm ne burg

Sondazh

Poll