Bota

Operacioni në Kosovë, konfiskohen thasë me drogë në Suharekë

24 Tetor 2021, 09:00 Nga DOSJA
Operacioni në Kosovë, konfiskohen thasë me drogë në

KOSOVË- Drejtoria për Hetimin dhe Luftimin e  Narkotikëve, Njësia në Prizren dhe Njësia e Ferizajt, gjatë punës operative dje me urdhër verbal të Prokurorit të Shtetit dhe aprovimin e Gjyqtarit të Procedurës Paraprake, ka realizuar një bastisje në shtëpinë dhe objektet në pronësi të të dyshuarit me iniciale (K.B.) në fshatin Sallagrazhd, Komuna e Suharekës me dyshimin se në shtëpinë e tij gjendet një sasi e substancave narkotike të llojit Marihuanë.

Pjesë e opracionit kanë qenë dhe Njësitet për reagim të shpejtë (NJRSh) dhe patrullat policore të stacionit Policor në Suharekë.

Gjatë bastisjes janë gjetur dhe sekuestruar dëshmitë/provat si në vijim:

Një (1) thes najlloni  i zi me substancë të dyshuar narkotike të llojit marihuanë, pas matjes rezulton me peshë  pesë (5) kg; Një (1) thes najlloni  i zi  me substancë të dyshuar narkotike të llojit marihuanë, pas matjes rezulton me peshë  pese (5) kg; Një (1) thes najlloni i zi me substancë të dyshuar narkotike të llojit marihuanë, pas matjes rezulton me peshë  katërqind (400) gram; Një (1) peshore elektrike ngjyrë e bardhë , (3) rolle plastike që shërbejnë për paketim të substancës narkotike; Një (1) aparat elektronik për shërbim të  vakumimit të qeseve plastike –paketim të marihuanës”, njofton policia

Sipas njoftimit të policisë, organet kompetente janë duke zhvilluar hetimet përkatëse dhe po punojnë në arrestimin e personit të dyshuar i cili për momentin ndodhet në arrati.

Policia e Kosovës është e përkushtuar në parandalimin dhe luftimin e veprave penale në përgjithësi, veçanërisht masa rigoroze ligjore do të aplikohen ndaj personave të përfshirë në përdorim shitje apo abuzim me substanca narkotike”, përfundon njoftimi i policisë.

(d.a/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

diaspora diaspora aksioni kunder lendeve narkotike droge ne suhareke policia e kosoves aksioni kunder lendeve narkotike droge ne suhareke policia e kosoves

Sondazh

Poll