Art&Argëtim

Pas koncertit në Prishtinë, Elvana Gjata na ‘befason’, ja ku do ta rishohim

18 Shkurt 2019, 10:14 Nga DOSJA
Pas koncertit në Prishtinë, Elvana Gjata na ‘befason’, ja

Pas një periudhe të gjatë heshtjeje Elvana Gjata është rikthyer fuqishëm. Mbrëmjen e djeshme ajo performoi në një koncert madhështor në Qendrën Kulturore të Klan Kosovës për të festuar 11-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës.

Ashtu siç pritej ajo ndezi zemrat e publikut me performancën e saj. Përveç pjesëmarrjes në koncertin madhështor është përfolur për një projekt krejtësisht të ri të sajin. Tashmë do e shikojmë edhe si aktore në një komedi.

Në një intervistë për Prive ajo nuk i shpëtoi pyetjes për rolin e saj të ri në filmin “Dy gisht mjaltë”. Moderatori Alaudin Ahmiti i drejtoi pyetjen se si i dukej vetja si aktore.

Ajo foli me pasion për këtë pjesë duke treguar që aktrimi, sidomos pjesa e komedisë i përshtatej më së miri karakterit të saj.

“E dua shumë, ndihem shumë e lirshme, kur vjen puna për komedi shkrihem fare”, u shpreh ajo.
Komedia është realizuar që në muajin gusht. Në këtë film do të shikojmë një Elvanë sa komediane aq edhe romantike.

Gjithashtu pyetjes “Nëse është e thjeshtë apo e vështirë të jesh Elvana?”, ajo i është përgjigjur me bindjen se kur diçka e do me gjithë shpirt dhe punon fort për të, nuk është fare e vështirë.

“E thjeshtë sepse kur e do një gjë me gjithë shpirt dhe nuk bën dot pa të është shumë e thjeshtë”- u shpreh Elvana.

Padyshim publiku do të jetë entuziast për këtë prurje të re të Elvanës. Ajo ka ditur t’i fitojë zemrat e njerëzve me zërin e saj, të shohim a do e fitojë mbështetjen edhe në aktrim.

(R.L/Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

showbiz showbiz elvana gjata elvana gjata ne prishtine rikthimi i elvanes elvana gjata elvana gjata ne prishtine rikthimi i elvanes

Sondazh

Poll

Art&Argëtim 18 Shkurt 2019, 06:19

Sukses, para dhe dashuri/ Horoskopi 18 shkurt 2019

Dashi Bëni kujdes pasi mund të përfshiheni në një konflikt me kolegët ose shefat tuaj. Shkak për irritimin mund të jetë një mosmarrëveshje në familje. Flisni me...

Art&Argëtim 17 Shkurt 2019, 14:27

5 fakte interesante për trurin që nuk i dini

Mendja njerëzore ka qenë gjithmonë dhe ende mbetet një mister, sidomos kur bëhet fjalë për kujtimet tona. Që prej momentit që vijmë në jetë, truri ynë vazhdimis...

Art&Argëtim 17 Shkurt 2019, 11:01

Majk apo Capital T, kush ka ndryshuar më shumë?

Kur e mendon duket sikur ka qenë dje. Vitet kalojnë kaq shpejt dhe që nga viti 2012 kanë kaluar plot 7 vite. Mjaftueshëm për të ndryshuar Majk dhe Capital T.Të ...