Aktualitet

Shkëmbim cicërimash mes Kryeministrisë dhe ambasadores Kim. Po PD?

23 Tetor 2021, 18:04 Nga DOSJA
Shkëmbim cicërimash mes Kryeministrisë dhe ambasadores Kim. Po

TIRANË– Në kohën kur Partia Demokratike zyrtarisht deklaron se ka SHBA me vete në përballjen me kryeministrin Edi Rama, një goditje jo e papritur vjen nga Ambasada dhe Kryeministria.

Endri Fuga, këshilltari mediatik i Edi Ramës, ka bërë “retweet” postimin e ambasasores Yuri Kim. Kjo “shenjë dashurie” ishte vetëm kthim i besimit që ambasadorja i ka dhënë qeverisë Rama, për të organizuar jo pak, por Samitin për Demokracinë.

Qeveria e Kryeministrit që kontrollon çdo pushtet dhe akuzohet për masakër elektorale nga opozita që “shiti” liderin historik për mbështetjen e SHBA, jo vetëm nuk e ka humbur mbështetjen, por ka fituar dhe medaljen e lidershipit për demokracinë, statusin e partnerit të SHBA për të organizuar Samitin Ndërkombëtar.

Ashtu si thotë ambasadorja në Twitterin e saj: Shqipëria, bashkë me demokraci të tjera, do të diskutojnë për disa nga sfidat e demokracisë, si lufta kundër korrupsionit dhe zgjedhjet akoma më të lira se ato të 25 prillit. Nuk dihet nëse kryetari i PD-së, Lulzim Basha do ta bëjë “retweet” këtë postim.

(Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

kryesore kryesore edi rama endri fuga lulzim basha yuri kim edi rama endri fuga lulzim basha yuri kim

Sondazh

Poll