Aktualitet

Vrasja e djalit të Bruce Lees, Morrowit dhe fëmijëve! Vdekjet TRAGJIKE gjatë filmave

23 Tetor 2021, 08:52 Nga DOSJA

TIRANË– Ngjarjet tragjike të ndodhura në vendet më me ndikim në botë, siç është Hollywood, lënë një impakt të madh te publiku. Rasti i një dite më parë, i vrasjes së drejtoreshës së fotografisë, Halyna Hutchins në xhirimet e filmit “Rust” në New Mexico nga aktori botëror Alec Baldwin la të gjithë botën të shokuar.

Por, ky nuk është rasti i vetëm. Ka pasur raste të shumta të vdekjeve të anëtarëve të ekuipazhit, duke përfshirë dhe një vajzë e cila ndërroi jetë duke performuar në setin e “Deadpool 2” në 2017. Anëtarët e kastit kanë vdekur gjithashtu nga aksidente që kanë ndodhur gjatë xhirimeve. Dosja.al ju sjell rastet më poshtë:

Brandon Lee

Në 1993, Brandon Lee, ishte duke filmuar skenat e fundit të filmit “The Crow” kur ai vdiq pasi u qëllua me një armë. Aktori Michael Massee, i cili luante rolin e tregtarit të drogës në film, qëlloi në drejtim të Lee gjatë një skene. Më vonë u zbulua se ishte mbushur në mënyrë të parregullt. Plumbat ishin zëvendësuar me vasë kartoni, por një fragment plumbi ishte shkëputur dhe kishte mbetur në armë. Ajo majë metalike nga plumbi goditi barkun e Lee. Djali i mjeshtrit dhe aktorit të njohur të arteve marciale Bruce Lee ishte vetëm 28 vjeç.

“Motherless Brooklyn” (2018) – zjarri në sheshxhirim vret zjarrfikësin

Tragjedia preku debutimin regjisorial të Edward Nortonit, “Motherless Brooklyn”, në mars 2018, kur shpërtheu zjarri në sheshxhirim. Departamenti i Zjarrfikjes i New Yorkut u thirr për të kontrolluar zjarrin, por zjarrfikësi Michael Davidson, 37 vjeç, i cili kishte qenë në FDNY për 15 vjet, vdiq në sheshxhirim.

Jon-Erik Hexum

Jon-Erik Hexum u bë i famshëm në vitin 1982 pasi luajti rolin kryesor të Phineas Bogg në serialin NBC “Voyagers!”. Aktori i cili ishte i gjatë, i pashëm ishte një yll në rritje. Ai u vendos se do luante rolin e Mac Harper, një operativ i CIA-s, i cili paraqitet si një model mashkull në serialin televiziv “Cover Up”. Gjatë xhirimeve, Hexum thuhet se po luante me një armë mbështetëse nga një skenë dhe qëlloi veten në kokë.

“Midnight Rider: The Gregg Allman Story”

Kameramania 27-vjeçare Sarah Jones u godit për vdekje nga një tren gjatë xhirimeve të një skene në një hekurudhë për filmin “Midnight Rider”. Disa anëtarë të tjerë të ekuipazhit gjithashtu u plagosën. Autoritetet thanë se producentët nuk kishin leje për të filmuar në hekurudhë. Regjisori Randall Miller u dënua për vrasje nga pakujdesia

Vik Morrow

Victor Morrow pati një karrierë të gjatë si aktor dhe regjisor në kohën kur e gjeti veten duke luajtur në “Twilight Zone: The Movie” në 1982. Morroë po luante një racist që është kthyer pas në kohë dhe i vendosur në situata në të cilat është i persekutuar. Në një skenë të drejtuar nga John Landis, aktori dhe dy fëmijë aktorë, 7-vjeçarja Myca Dinh Le dhe 6-vjeçarja Renee Shin-Yi Chen, po filmoheshin duke ikur nga një fshat vietnamez gjatë luftës së Vietnamit. Helikopteri i ushtrisë fluturoi mbi ta. Helikopteri u rrëzua pas një shpërthimi piroteknik, duke u ulur në Morroë, 53 vjeç dhe fëmijët që u vranë.

(a.b)/dosja.al

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

kryesore showbiz tragjedia ne filmin rust tragjedite gjate filmave vrasjet gjate filmave tragjedia ne filmin rust tragjedite gjate filmave vrasjet gjate filmave

Sondazh

Poll