Aktualitet

Basha: Berishës nuk i kam hyrë në hak! Nuk ka fuqi të thërrasë Kuvendin (DEKLARATAT)

23 Tetor 2021, 09:55 Nga DOSJA
Basha: Berishës nuk i kam hyrë në hak! Nuk ka fuqi të

TIRANË– Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha deklaroi se deri më tani ka mbështetjen e 97% të anëtarësisë së partisë. Kjo ishte deklarata e thënë nga kryedemokrati gjatë konferencës së përbashkët me nënkryetarët Grida Duma dhe Gazment Bardhi për gazetarët e pranishëm.

Teksa po fliste për largimin e Luan Baçit nga kryesia e PD-së në Fier, për të cilin zbuloi se ka dhënë dorëheqjen një vit më parë, Basha shtoi se mbështetja e anëtarësisë së partisë ndaj tij ka shkuar deri në 97%.

Mbështetja e anëtarësisë së PD-së për mua ka shkuar 97% tani që po flasim!’– tha Basha.

Për vendimin e marrë ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha, Basha u shpreh se nuk ka asnjë faj, madje shtoi se nuk i ka hyrë aspak në hak, duke shtuar: Unë mund ti kem hyrë në hap Zotit, Berishës jo’.

I pyetur se nëse do të mbledhë Kuvendin Kombëtar të PD-së nëse Berisha mbledh firmat, kryedemokrati u shpreh se ai nuk ka asnjë mbifuqi mbi statutin e partisë.

“Sali Berisha nuk ka asnjë mbifuqi mbi statutin e Partisë Demokratike. Shqipëria dhe shqiptarët kanë halle të tjera dhe problematike të tjera.’- tha Basha.

Kryetari i Partisë Demokratike, duke iu përgjigjur deklaratave të ish-kreut të PD-së Sali Berisha i cili është kundër vettingut politik të propozuar, tha se kjo është një nismë e propozuar një vitin 2018. Basha shtoi se madje edhe vetë Sali Berisha e ka firmosur dhe të gjitha ndryshimet janë në bazë të rekomandimeve të Komisionit të Venecias, duke i kërkuar ish-kryetarit që t’i qëndrojë firmës së tij.

Basha paralajmëroi kryeministrin Edi Rama se nuk do ia dalë që të sabotoje të tre Komisionet e kërkuara nga PD. Basha tregoi se ka marrë informacione se Rama dhe Balla kanë urdhëruar që të mos miratohet komisioni për ‘Becchetin’. Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi tha se ditën e hënë, PD do të depozitojë në Gjykatën Kushtetuese, kërkesë për shfuqizimin e vendimit të Kuvendit për të mos lejuar ngritjen e komisionit hetimor për çështjen Becchetti.

ZHVILLIMET ORË PAS ORE:

 

VD-Fati i atyre që kundërshtojnë? Basha: Jam akuzuar se kam qenë tepër i butë

Çështja ‘Beccheti’/ Bardhi: Të hënën do depozitojmë në GJK vendimin e Kuvendit

Basha:Dy vëllezër kanë ditë në burg se mblodhën dëllinja,SPAK qilimkuqi nuk vepron

VD-‘Kunja’ për Syri TV, Basha: Më dhemb si jeni katandisur, inshallah kthehet prapë

Basha: Berisha nuk ka fuqi mbi statutin, nuk thërras institucione paralele

Largimi i Baçit nga PD/ Basha: Ka dhënë dorëheqjen 1 vit e gjysmë më parë

Basha: Zotit mund ti kem hyrë në hak, Berishës jo

Berisha ka frikë nga vettingu? Basha: Ka firmosur në 2018, është fakt

‘Ka frikë/Basha: Pse gënjen Rama për sekret kur dokumenti i ‘Becchetit’ është publik

Basha: Komisionet hetimore mund të vonohen, por nuk pengohen dot!

Basha: Komisioni hetimor i domosdoshëm për të penguar përsëritjen e krimit

(a.b)/dosja.al

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

kryesore politike basha me gazetaret 23 tetor 2021 lulzim basha basha me gazetaret 23 tetor 2021 lulzim basha

Sondazh

Poll