Aktualitet

Rrëzohet në pusin e shtëpisë, ndërron jetë i moshuari në Vlorë

23 Tetor 2021, 16:35 Nga DOSJA
Rrëzohet në pusin e shtëpisë, ndërron jetë i

VLORË- Një 80 vjeçar në Vlorë ka humbur jetën pasi u rrëzua në një pus. Ngjarja e rëndë ndodhi ditën e sotme rreth orës 17:00, në fshatin Nartë. Pusi ku u rrëzua i moshuari me inicialet K.K.. ndodhej në oborrin e banesës së tij dhe paraprakisht dyshohet se ngjarja është aksidentale.

NJOFTIMI I PLOTË:

Vlorë/ Informacion paraprak

Sot, rreth orës 17:00, në fshatin Nartë, Vlorë, dyshohet se është rrëzuar aksidentalisht në një pus, në oborrin e banesës së tij, shtetasi K. K., rreth 80 vjeç, i cili si pasojë ka ndërruar jetë. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

(k.m/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet vdes i moshuari në vlorë vlore vdes i moshuari në vlorë vlore

Sondazh

Poll