Aktualitet

Aksident tek “Shkalla e zezë” në Tepelenë, del nga rruga mjeti, lëndohen 3 persona

23 Tetor 2021, 15:45 Nga DOSJA
Aksident tek “Shkalla e zezë” në Tepelenë, del nga

TEPELENË– Një makinë tip “Peugeot” ka dalë nga rruga në aksin rrugor Tepelenë-Gjirokastër. Mësohet se gjatë aksidentit të ndodhur pranë vendit të njohur si “Shkalla e Zezë” janë lënduar tre persona.

Mësohet se bëhet fjalë për drejtuesin e mjetit, 35-vjeçarin e identifikuar me iniciale R.K., dhe dy pasagjerët në mjet, J.T., 56-vjeç dhe S.V. 50-vjeç.

Ende nuk dihet shkaku i aksidenti, por makina ka dalë nga rruga, megjithatë fatmirësisht ka shmangur rënien në lum. Të lënduarit janë dërguar me urgjencë për në Spitalin e Gjirokastrës në gjendje jo të mirë shëndetësore pasi kanë dëmtime dhe shembje në gjymtyrë dhe kokë.

Paraprakisht grupi hetimor konstaton se shkaku i humbjes së kontrollit të mjetit ka qenë lagështia në rrugë, megjithatë vazhdon puna në terren.

(k.m/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet aksident ne telepene aksident ne telepene

Sondazh

Poll