Bota

Skandal në Serbi/ Djali i Vuçiç i dha një thes me para të dënuarit për krime lufte

23 Tetor 2021, 10:15 Nga DOSJA
Skandal në Serbi/ Djali i Vuçiç i dha një thes me para

SERBI- Skandali në qeverinë e Serbisë ka plasur sërish. Gazeta Ekspress shkruan se këtë herë në qendër të vëmendjes është djali i presidentit serb Aleksandër Vuçiç, Danilo. Danilo Vuçiç sipas mediave serbe së bashku me një grup personash i kanë dhuruar një çantë me para (30 mijë euro), një makinë dhe një banesë një të dënuari për krime lufte i cili ka vuajtur dënimin në Kroaci dhe pas lirimit është kthyer në Beograd.

Bëhet fjal për “Kapiten Draganin”, i cili në një konferencë për media e ka pranuar edhe vetë se Danilo ka qenë bashkë me delegacionin që e ka pritur pas daljes nga burgu dhe i kanë dhuruar një thes me para.

“Kur nuk e godasin dot Vuçiçin, përmendin djalin e tij. E takova Danilon kur më priti si pjesë e delegacionit pasi doli nga burgu trembëdhjetë vjeçar. Pastaj mora një thes me para, nuk e di nëse Danilo futi ndonjë gjë në të, ndoshta shumë pak. Ai po sulmohet sepse po priste heroin e tij”, ka thënë ai.

Dragan Vasiljkovic me nofkën “Kapiten Dragan” është dënuar për krime lufte nga Gjykata e Splitit në Kroaci me 15 vjet burg. Vasilijkovic ishte lëshuar nga burgu më 28 mars 2020.

(I.A/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

rajoni rajoni aleksander vucic danilo vucic dragan vasiljkovic aleksander vucic danilo vucic dragan vasiljkovic

Sondazh

Poll