Bota

DASH: SHBA’ja dhe Greqia e mbështesin fuqimisht integrimin euroatlantik të Kosovës

23 Tetor 2021, 10:06 Nga DOSJA
DASH: SHBA’ja dhe Greqia e mbështesin fuqimisht integrimin

KOSOVË- Qeveria e SHBA-së dhe Greqisë, pas Dialogut Strategjik të tretë në Uashington, përmes një deklarate të përbashkët ndërmjet dy shteteve, kanë thënë se mbështesin integrimin në euroatlantik të Kosovës. Gazeta Ekspress shkruan se sipas deklaratës theksojnë rëndësinë e fillimit urgjent të negociatave mes BE-së – Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut.

“Shtetet e Bashkuara dhe Greqia vazhdojnë të mbështesin fuqimisht integrimin euroatlantik të Ballkanit Perëndimor, përfshirë këtu Kosovën. Dhe theksojnë rëndësinë e fillimit urgjent të negociatave të anëtarësimit midis BE-së dhe Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut sipas kushteve të përcaktuara”, thuhet në deklaratë

Po ashtu, në komunikatë proklamohet edhe si triumfale arritja e marrëveshjes ndërmjet Greqisë dhe SHBA’së për gazin natyror, projekt ky të cilin e refuzoi Qeveria Kurti nën pretendimin se nuk kanë informata të mjaftueshme lidhur me të.

“Greqia pati zhvillime në projekte të tjera rajonale energjetike që do të diversifikojnë më tej furnizimet rajonale të energjisë dhe do të mbështesin heqjen graduale të qymyrit, sikundër janë Interkonektori i planifikuar Greqi-Maqedonia e Veriut dhe Njësia e Rigazifikimit të Magazinimit Lundrues në Aleksandropoli”,thuhet ndër të tjera në deklaratën e përbashkët.

(I.A/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

rajoni rajoni dash greqia kosova dash greqia kosova

Sondazh

Poll