Bota

Ushtari i ri i FSK-së shkon me uniformë tek varri i babait: Do vazhdoj idealin tënd

23 Tetor 2021, 08:48 Nga DOSJA
Ushtari i ri i FSK-së shkon me uniformë tek varri i babait: Do vazhdoj

KOSOVË- Një prej ushtarëve të rinj që është betuar ditën e djeshme në Kosovë ishte edhe Isaj Ademi, djali i dëshmorit Maliq Ademi. Gazeta Ekspress shkruan se pasi u betua, ai i veshur me uniformën e FSK-së vizitoi varrin e babait të tij, duke shkruar një postim rrënqethës për të. Ai shkruan se shpreson që i ati të jetë krenar për të dhe për zgjedhjen që ka bërë.

Postimi i plotë:

Kur u njoha me figurën tënde, ti ishe me uniformë lirie, nuk e dija peshen e saj deri sa e kuptova se Atdheu gjaku jonë që nuk falet! Sot i heshtur po me plot krenari po e barti uniformën e Ushtrisë sonë e që këtë suksese ta dedikoj ty dhe njerzërve si ti që na e sollët këtë liri e që fal juve kemi ushtrinë tonë! Do të vazhdoj idealin tënd, rrugën tënde e gjithmonë do të jesh shembulli im! Une të njoha me rroba lirie e tash edhe ti do të më njohesh të tillë! Shpresoj që do të jesh krenar me mua! Kosovë t’u shtu edhe një ushtar nga gjaku i një deshmori të Kosovës!.

(I.A/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

diaspora rajoni fsk isaj ademi maliq ademi fsk isaj ademi maliq ademi

Sondazh

Poll