Aktualitet

Përplasje e përgjakshme në Greqi! Qëllohen gjashtë policë, vdes 1 person

23 Tetor 2021, 05:26 Nga DOSJA

GREQI– Një përplasje e përgjakshme ka ndodhur në orët e para të ditës së sotme në rrugën Frixou, në Peramane, duke lënë të vdekur një person.

Efektivët e ekipit të DIAS-s kontrolluan një mjet të dyshimtë në të cilin ishin tre persona. Ata nuk respektuan sinjalet rrugore, ndaj u ndoqën nga policia. Ndjekja përfundoi deri në Pire, në rrugën Frixou.

Drejtuesi i mjetit qëlloi me armë zjarri në drejtim të policisë, duke lënë të plagosur gjashtë efektivë. Më pas ka nisur përplasja me armë mes policisë dhe tre personave të dyshimtë që ndodheshin në mjetin që u ndoq.

Njëri nga tre personat që ishte në mjet ka ndërruar jetë, tjetri është plagosur ndërsa i treti nuk mori asnjë lëndim. Policët janë dërguar në spital për të marrë ndihmën mjekësore.

Burimi: CNN.Gr

(a.b)/dosja.al

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

kryesore rajoni

Sondazh

Poll

Aktualitet 22 Tetor 2021, 19:29

Aksident në Don Bosko, makina përplaset me motorin

TIRANË- Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në lagjen e Don Boskos në Tiranë. Mësohet se një makinë është përplasur me një motor.Nga aksidenti është l...