Aktualitet

EKSPRETIZA/ Pallati në rrugën “Myslym Keta” është i rrezikshëm, duhet të prishet

22 Tetor 2021, 18:46 Nga DOSJA
EKSPRETIZA/ Pallati në rrugën “Myslym Keta”

TIRANË- Ekspertiza e kryer në pallatin nr. 4 në rrugën “Myslym Keta” në Tiranë për gjendjen e tij, tregon se kjo ndërtesë është dëmtuar rëndë dhe se jeta e banorëve që qendrojnë në atë pallat është e rrezikuar. Ndërkohë që gjatë ditës së sotme nënkryetari i Partisë Demokratike Alfred Rushaj u shpreh se pallati nuk është për tu demoluar dhe se banorët mund të qendrojnë këtu.

Ndërkohë që sipas rezultatit të ekspertizës, pallati ësht6ë për demolim dhe se kostoja e rikonstruksionit mund të shkojë deri në 116% të vlerës së pallatit. Por sipas ligjit, nëse vlera e rikonstriksuionit të një pallati shkon më shumë se 70%, atëherë pallati duhet të prishet dhe ndërtohet sërish. Sipas ekspërtëve ky pallat nuk do të përballonte një goditje tjetër si ajo e tërmetit.

“Akt ekspertiza e thelluar për objektin “PALEATI 4”, Rruga “Myslym Keta”, është e detajuar dhe e bazuar në studime, prova laboratorike dhe analiza strukturore të plota. Nga analiza e kësaj ekspertizë dhe vlerës së punimeve të rikonstruksionit dalim si përfundim që “PALLATI 4”, RRUGA “MYSLYM KETA”, TIRANË duhet të prishet dhe të ndërtohet i ri. Projekti i ndërtimit pallatit të ri të hartohet konform Eurokodeve 8 për nivelin e performancës për rastin e efekteve sizmike”, thuhet në ekspertizën e Institutit të Ndërtimit.

(I.A/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet alfred rushaj banoret ne kinostudio alfred rushaj banoret ne kinostudio

Sondazh

Poll