Aktualitet

Telefoni me limit/ Nis greva në burgun e Burrelit, pritet t’i bashkohet edhe Peqini

22 Tetor 2021, 18:13 Nga DOSJA
Telefoni me limit/ Nis greva në burgun e Burrelit, pritet t’i

MAT– Të dënuarit në burgun e Burrelit kanë filluar një grevë urie me afat të pacaktuar, pasi pretendojnë se po u shkelen të drejtat dhe liritë e tyre. Mësohet nga ‘Syri.Net’ se të burgosurit ankohen që u janë reduktuar takimet me familjarët dhe personat e afërt. Përveç kësaj mase të marrë për shkak të pandemisë së koronavirusit, kanë probleme edhe me komunikimin.

Drejtoria e Burgjeve ka kufizuar numrin e telefonatave të dënuarve ku nuk lejohen të telefonohen jo më shumë se 10-të numra. Gjë që ka sjellë edhe refovoltën e tyre. Por mesa duket burgu i Burrelit nuk nuk do të jetë i vetmi, pasi të njëjtat masa priten të merren edhe në Peqin nga të dënuarit.

Personat që aktualisht po vuajnë dënimin kërkojnë një zgjidhje emergjente nga Ministria e Drejtësisë, Avokati i Popullit dhe të gjitha organet e tjera kompetente, ndryshe paralajmërojnë përshkallëzimin e grevës.

(k.m/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet burgu i burrelit burrel greve ne burgun e burrelit burgu i burrelit burrel greve ne burgun e burrelit

Sondazh

Poll