Aktualitet

Aksident në Don Bosko, makina përplaset me motorin

22 Tetor 2021, 19:29 Nga DOSJA
Aksident në Don Bosko, makina përplaset me motorin

TIRANË- Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në lagjen e Don Boskos në Tiranë. Mësohet se një makinë është përplasur me një motor.

Nga aksidenti është lënduar drejtuesi i motorit, ndërkohë që ende nuk dihet shkaku i motorit. Në vendngjarje kanë shkuar policia si dhe ambulanca, të cilat po i japin ndihmën e parë mjekësore.

Njoftimi i Policisë:

Tiranë/Informacion paraprak Më datë 22.10.2021, rreth orës 21:15, tek kryqëzimi i Don Boskos, mjeti me drejtues shtetasin B. B, ka aksidentuar motomjetin me drejtues shtetasin I. S, rreth 50 vjeç. Si pasojë është dëmtuar drejtuesi i motomjetit i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

(I.A/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet aksident ne don bosko aksident ne tirane aksident ne don bosko aksident ne tirane

Sondazh

Poll