Aktualitet

Me dy urdhra dëbimi, 31-vjeçari shqiptar bie në prangat e policisë italiane

22 Tetor 2021, 20:06 Nga DOSJA
Me dy urdhra dëbimi, 31-vjeçari shqiptar bie në prangat e

L’AQUILA – Një shqiptar, i identifikuar me inicialet N.E., 31 vjeç, është vendosur në pranga nga Policia italiane. Sipas mediave vendase, në shtëpinë e tij u gjetën 15 doza kokainë, me nga 8 gramë secila dhe 2400 euro në kartëmonedha.

Ndërkohë që në banesë bashkë me të ishte edhe e dashura e tij 23-vjeçare po ashtu shqiptare. Mësohet se e reja e cila është shtatzënë do të hetohet vetëm për moskallëzim krimi.

Pas hetimeve u konstatua se ndaj shqiptarit të arrestuar ka dy urdhra dëbimi me shoqërim më kufi, por ai është kthyer ilegalisht në Itali. 31-vjeçari po qëndron në burg deri në marrjen e një vendimi nga gjykata.

(k.m/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet arrestohet shqiptari ne itali itali arrestohet shqiptari ne itali itali

Sondazh

Poll