Bota

Vrau gruan dhe plagosi vajzën, vetëvritet 50-vjeçari në Mal të Zi

22 Tetor 2021, 13:43 Nga DOSJA
Vrau gruan dhe plagosi vajzën, vetëvritet 50-vjeçari në

MAL I ZI- Një 50-vjeçar nga Mali i Zi dyshohet se vrau gruan me një objekt të mprehtë dhe më pas kreu vetëvrasje. Paraprakisht, 50-vjeçari kishte lënduar rëndë vajzën e tij pesëmbëdhjetë vjeçare, njofton Drejtoria e Policisë së Malit të Zi.

Një vrasje dhe vetëvrasje ka ndodhur në Petnjicë mbrëmë rreth orës 23:00, raporton rtcg.

Dyshohet se A.SH. (50) në shtëpinë e familjes, me objekt të mprehtë i ka shkaktuar lëndime trupore bashkëshortes E.SH. (36), e cila më pas ndërroi jetë. Ai ka lënduar edhe vajzën e tij, A.SH. (15), e cili ka dëmtime të rënda trupore”, thuhet në njoftim e policisë malazeze.

50-vjeçari pas kësaj u largua nga vendi i ngjarjes dhe kreu vetëvrasje, ku trupi i tij i pajetë është gjetur nga policia rreth orës 00.30.

Për ngjarjen është njoftuar prokurori i shtetit dhe kanë nis hetimet më të thella rreth ngjarjes tragjike

(D.a/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

rajoni rajoni 50 vjecari vret gruan policia e malit te zi vrasje ne mal te zi 50 vjecari vret gruan policia e malit te zi vrasje ne mal te zi

Sondazh

Poll

Bota 22 Tetor 2021, 12:44

KQZ-ja jep të dhënat mbi votën e diasporës

KOSOVË- Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në Kosovë, Valmir Elezi, në një konferencë për media ka deklaruar se KQZ-ja ka përfunduar punën për vl...