Bota

Vitin e kaluar u rrëmbye e u rrah, vritet reperi i njohur 19 vjeç në Suedi

22 Tetor 2021, 13:04 Nga DOSJA
Vitin e kaluar u rrëmbye e u rrah, vritet reperi i njohur 19 vjeç

SUEDI- Einar, njëri ndër reperët më të popullarizuar në Suedi, është qëlluar për vdekje në natën e së enjtes në Stokholm, duke nxitur reagime të shumta rreth dhunës së shkaktuar nga bandat viteve të fundit në shtetin skandinav.

Sipas mediave të huaja, reperi 19-vjeçar, emri i vërtetë i të cilit është Nils Gronberg, u vra në periferi të Stokholmit dhe deri më tani nuk ka asnjë të arrestuar në lidhje me krimin.

Vitin e kaluar repair ishte rrëmbyer dhe sulmuar nga reperët rivalë.

“Një jetë e re është shuar dhe unë e kuptoj se ai ka pasur shumë peshë për shumë të rinj. Është tragjike”, tha Kryeministri i Suedisë, Stefan Lofven.

Gronberg, i cili debutoi në muzikë në moshën 16-vjeçare, ka publikuar katër albume dhe ka fituar shtatë çmime Grammy Suedez dhe shpërblime tjera.

(D.a/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

bota bota nils gronberg stefan lofven vritet reperine suedi nils gronberg stefan lofven vritet reperine suedi

Sondazh

Poll

Bota 22 Tetor 2021, 12:44

KQZ-ja jep të dhënat mbi votën e diasporës

KOSOVË- Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në Kosovë, Valmir Elezi, në një konferencë për media ka deklaruar se KQZ-ja ka përfunduar punën për vl...