Politike

Kriza politike/ Ambasadori Austriak: Sa herë ka zgjedhje, Shqipëria kthehet 20 vite mbrapa

12 Qershor 2019, 20:16 Nga DOSJA
Kriza politike/ Ambasadori Austriak: Sa herë ka zgjedhje, Shqipëria

TIRANË- Ambasadori Austriak në Shqipëri, Johann Sattler ka komentuar situatën politike në Shqipëri.

Sipas tij, vendi ynë kthehet 20 vite pas sa herë që zhvillohen zgjedhje për shkak të mosdakordësisë mes palëve politike.

“Çdo dy vite në Shqipëri, ne kthehemi 20 vite mbrapa sepse dikush vendos të mos futet në zgjedhje, dikush tjetër t’i mbajë ato, ndërsa dikush vendos t’i zhdekretoj”, tha Sattler.

Të shtunën e 8 qershorit, Presidenti Ilir Meta vendosi të anulonte zgjedhjet e 30 qershorit, me motivacionin se gara ishte farsë dhe rrezikonte përplasjen civile në vend.

Kjo ka sjellë kundërshtinë e mazhorancës, dhe vendimin që kryesocialisti Edi Rama iu shpalli të tijëve se PS do të shkarkojë Metën për shkelje të rëndë kushtetuese. Nga ana tjetër, KQZ rrëzoi Metën duke i hapur rrugë PS në zhvillimin e zgjedhjeve të 30 qershorit.

(k.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike johann sattler kriza politike johann sattler kriza politike

Sondazh

Poll