Politike

Ministri holandez: Rekomandimi për hapjen e negociatave me Shqipërinë, i parakohshëm

12 Qershor 2019, 20:12 Nga DOSJA
Ministri holandez: Rekomandimi për hapjen e negociatave me

HOLANDË- Ministri i Jashtëm Holandës, Stef Blok ka deklaruar se rekomandimi i Komisionit Evropian ishte i parakohshëm për Shqipërinë, duke theksuar se vendi nuk ka plotësuar kriteret në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.

Rekomandimi i Komisionit Evropian ishte i parakohshëm. Shqipëria nuk ka plotësuar kriteret për luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit”, tha ministri Blok.

Sipas qeverisë holandeze, Shqipëria nuk ka arritur rezultate të prekshme në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, duke theksuar se në bazë të progres-raportit, mund të vërtetohet se Shqipëria nuk i plotëson kushtet e vendosura.

Parlamenti holandez ka votuar një mocion i cili i kërkon qeverisë të votojë kundër hapjes së negociatave të Shqipërisë me BE. Sipas qeverisë holandeze, Shqipëria nuk ka arritur rezultate të prekshme në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike hapja e negociatave ministri i jashtem holandez rikthimi i vizave nga holanda stef blok hapja e negociatave ministri i jashtem holandez rikthimi i vizave nga holanda stef blok

Sondazh

Poll