Aktualitet

Kundërshtoi policinë, arrestohet 45-vjeçari në Tropojë (EMRI)

22 Tetor 2021, 07:40 Nga DOSJA
Kundërshtoi policinë, arrestohet 45-vjeçari në

TROPOJË– Isa Mulgeci është arrestuar nga policia pasi ishte i shpallur në kërkim nga policia. 45-vjeçari ishte në kërkim pasi kishte kundërshtuar punonjësit e policisë. Ai është dënuar nga Gjykata e Shkodrës me 1 vit dhe 8 muaj burg. Mulgeci i cili banonte në fshatin Lekurtaj të Tropojës do të vuajë dënimin për veprën penale “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”.

NJOFTIMI I POLICISË:

Vijon puna për lokalizimin dhe kapjen e personave në kërkim. Ndalohet 1 shtetas i shpallur në kërkim për veprën penale “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”. Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Tropojë, në vijim të punës për lokalizimin dhe kapjen e personave në kërkim, bënë kapjen dhe ndalimin e shtetasit të shpallur në kërkim Isa Mulgeci, 45 vjeç, banues në fshatin Lekurtaj, Tropojë. Ndalimi i tij u bë pasi Gjykata e Apelit Shkodër ka lënë në fuqi vendimin e Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tropojë, e cila e ka dënuar këtë shtetas, me 1 vit e 8 muaj burg, për veprën penale “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tropojë, për veprime të mëtejshme.

(a.b)/dosja.al

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet arrestim ne tropoje isa mulgeci arrestim ne tropoje isa mulgeci

Sondazh

Poll