Aktualitet

Vrau 24-vjeçarin në Laç për një vend parkimi, identifikohet autori, një 32-vjeçar nga Tirana

13 Qershor 2019, 06:34 Nga DOSJA
Vrau 24-vjeçarin në Laç për një vend parkimi,

Laç-  Për vrasjen e 24-vjeçari Viktor Shkorreti në në Laç është identifikuar nga policia autorit i vrasjes. Sipas policisë ai është 32-vjeçari me iniciale E.K nga Tirana. Policia është në kërkim të tij që prej mbrëmjes së djeshme pasi ndodhi ngjarja e rëndë.

“Mos e parko makinën, se këtu është vendi im”, kjo ka qenë edhe fjalia që viktima Viktor Shkorreti i ka thënë 32-vjeçarit me iniciale E.K para se të niste sherri. Pas një debati prej disa minutash 32-vjeçari ka nxjerrë armën tip pistoletë dhe ka vrarë 24-vjeçarin.

Njoftimi i policisë:

Kurbin/ Zbardhet vrasja e 24 vjeçarit V.SH. Identifikohet dhe shpallet në kërkim autori i dyshuar i vrasjes së ndodhur mbrëmjen e djeshme.

Në lidhje me ngjarjen e ndodhur mbrëmjen e djeshme në lagjen në afërsi të stadiumit Laç, Kurbin, ku mbeti i vrarë me armë zjarri shtetasi V.Sh., Policia ngriti një grup të posaçëm hetimor nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kurbin për zbardhjen e kësaj ngjarjeje.

Nga tërësia e veprimeve hetimore të kryera nga grupi i posaçëm hetimor, rezultoi se ngjarja ka ndodhur për motive të dobëta, pas një konflikti të çastit, dhe se autori i dyshuar i vrasjes është shtetasi E.K.,32 vjeç, banues në Tiranë.

Policia e Kurbinit në bashkëpunim me Policinë e Tiranës vijon punën për lokalizimin dhe kapjen e autorit të dyshuar të vrasjes së 24 vjeçarit

Materialet iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Pare Kurbin për veprime të mëtejshme hetimore, për veprat penale “Vrasje me dashje” dhe “Mbajtja pa leje e armëve dhe municioneve luftarake”, parashikuar nga nenet 76 dhe 278/1 të Kodit Penal.

J.V/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet vrasja e 24-vjeçarit në laç vrasja e viktor shkorreti vrasja në kishën e laçit vrasja e 24-vjeçarit në laç vrasja e viktor shkorreti vrasja në kishën e laçit

Sondazh

Poll