Të shtëna me armë pranë Bashkisë në Elbasan, qëllon në ajër Garda, në kërkim një person (DETAJET)
13 Qershor 2019, 06:16Nga DOSJA
Elbasan- Mbrëmjen e djeshme në qytetin e Elbasanit ka pasur të shtëna me armë zjarri. Dosja.al mëson se nuk ka pasur viktima apo të lënduar nga breshëria e armëve.
Mësohet se ngjarja ka ndodhur pranë Bashkisë së Elbasanit dhe teksa një person i është afruar Bashkisë duke bërë veprime të dyshimta dhe menjëherë ka vepruar Garda.
Pas disa minutash Garda ka qëlluar me armë zjarri në ajër dhe personi është larguar menjëherë. Personi është identifikuar dhe sipas policisë ai është me iniciale E.O, ndërsa po punohet për kapjen dhe shoqërimin e tij në komisariat.
Njoftimi i policisë:
Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Elbasan, referuan materialet hetimore në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Elbasan, për shtetasin E.O., i cili është shpallur në kërkim policor për veprën penale “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik”.
Shtetasi E.O., nuk i është bindur urdhrit të punonjësve të policisë, të cilët i kanë bërë shenjë për të ndaluar, por është larguar me vrap për të mos u identifikuar nga Policia. Gjatë ndjekjes për ta ndaluar njëri nga punonjësit e policisë ka qëlluar në ajër me armën e shërbimit. Vijon puna intensive për kapjen e personit të shpallur në kërkim policor.
J.V/Dosja.al
Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:
Këlcyrë- 17-vjeçari Matia Rizallari, i cili rezultonte i humbur prej 5 ditësh është gjetur mëngjesin e sotëm i pajetë. Mësohet se trupi i pajetë është gj...
ELBASAN– Të shtëna me armë në qytetin e Elbasanit. Fatmirësisht nuk raportohet për të plagosur.Ngjarja ka ndodhur pranë Bashkisë së Elbasanit, por nuk dihen det...
TIRANË– Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën ‘Ali Demi” në kryeqytet.Një automjet i drejtuar nga shtetasi me iniciale I.S është...
TIRANË– Këshilli i Ministrave ka vendosur sot të kompensojë familjet e ushtarakëve të vrarë gjatë misionit të NATO-s në Letoni, efektivëve të FA-ve, ...
TIRANË– Ish-drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ahmet Prençi ka reguar lidhur me lirimin e Bledar Jambellit nga Greqia. (Lexo këtu)Me anë...