Aktualitet

U gjet i vdekur në Këlcyrë, i ati: E vrau shoku i tij, nuk po lahej në lumë/ Dosti: Pimë verë, më pas s’e pashë më

13 Qershor 2019, 05:41 Nga DOSJA
U gjet i vdekur në Këlcyrë, i ati: E vrau shoku i tij, nuk po

Këlcyrë- 17-vjeçari Matia Rizallari, i cili rezultonte i humbur prej 5 ditësh është gjetur mëngjesin e sotëm i pajetë. Mësohet se trupi i pajetë është gjetur pranë lumit Vjosa, te vendi i quajtur Ura e Dragotit.

Dyshimet paraprake të autoriteteve ishin se adoleshenti mund të jetë mbytur, ndërsa familjarët dyshojnë se Rizallari është vrarë nga shoku i tij. Madje i ati i viktimës Arjan Rizallari ka denoncuar në polici duke ngritur gishtin mbi 25-vjeçarin Egliter Dosti.

Sipas të atit, Dosti është personi i fundit që ka parë të birin të gjallë, dhe ai mund ta ketë vrarë. Rizalalri theksoi gjithashtu se 25-vjeçari ëhstë një ish-ushtar i akuzuar për dezertim.

Ky i fundit është shoqëruar dy herë në polici pasi ka dhënë dëshmi kontradiktore. Herën e parë ka mohuar të ketë qenë me shokun e ndjerë, ndërsa herën e dytë ka rrëfyer para autoriteteve se të dy bashkë kanë pirë verë. 

Dosti mësohet të ketë thënë se i kishte kërkuar 17-vjeçarit që ta kalonte ai në anën tjetër të lumit pasi e dinte që Rizallari s’e kishte mësuar notin. “Më pas s’e pashë më,”- mësohet të ketë thënë ai.

Theksojmë se humbja e 17-vjeçarit Matia Rizallari u denoncua nga familjarët më datë 10 qershor, ndërsa rezultonte i humbur prej pesë ditësh. Matia kishte shkruar për t’u larë në lumë por nuk ishte kthyer.

Trupi i adoleshentit tashmë ka mbërritur në morgun e Gjirokastrës dhe pritet që të dalin rezultatet e autopsisë, për të zbuluar arsyen e vdekjes. 

(J.V/f.m/Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet egliter dosti gjendet i pajetë 17-vjeçari kelcyre viktima matia rizallari egliter dosti gjendet i pajetë 17-vjeçari kelcyre viktima matia rizallari

Sondazh

Poll