Aktualitet

Vrasja e 24-vjeçarit në Laç/ Dinamika e sherrit për një vend parkimi, shpallet në kërkim autori nga Tirana (FOTO+VD)

13 Qershor 2019, 05:21 Nga DOSJA
Vrasja e 24-vjeçarit në Laç/ Dinamika e sherrit për

Laç- Me një breshëri plumbash u vra mbrëmjen e djeshme në Laç pranë stadiumit të këtij qyteti 24-vjeçari Viktor Shkorreti.Viktima është me orgjinë nga Mirdita dhe prej vitesh jetonte në qytetin e Laçit. Policia ka identifikuar autorin, një 32-vjeçar me iniciale E.K nga Tirana.

Dosja.al  mëson se 24-vjeçari i ka kërkuar  32-vjeçarit të mos parkonte para stadiumit pasi bllokonte lagjen. “Mos e parko makinën, se këtu është vendi im”, kjo ka qenë edhe fjalia që viktima Viktor Shkorreti  i ka thënë 32-vjeçarit me iniciale E.K para se të niste sherri. Menjëherë pas një debati prej disa minutash, 32-vjeçari ka nxjerrë armën tip pistoletë dhe ka vrarë 24-vjeçarin.

Theksojmë se laçjanët në ditën e “Shna Ndoit” rrugicat e lagjeve i kthejnë në vende parkimi, ku duhet të paguash pasi ka një numër të madh vizitorësh. Mijëra besimtarë shkruan në kishën e Laçit një ditë më parë, për të falur mëkatet dhe plotësuar dëshirat e tyre.

Pamje nga vendi i ngjarjes:

J.V/Dosja.al

 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet vrasja në kishën e laçit vrasje në laç vritet viktor shkorreti vrasja në kishën e laçit vrasje në laç vritet viktor shkorreti

Sondazh

Poll