Aktualitet

Zhduket prej 4 ditësh i riu nga Këlcyra, dyshohet se është mbytur në Vjosë, shoku s’tregon asnjë

12 Qershor 2019, 19:02 Nga DOSJA
Zhduket prej 4 ditësh i riu nga Këlcyra, dyshohet se është

KËLCYRË– Një 18-vjeçar ka katër ditë që rezulton i zhdukur në qytetin e Këlcyrës.

Burime për Dosja.al bëjnë me dije se ai quhet Matias Rizallari dhe se familjarët e tij  dyshojnë se mund të jetë mbytur në lumin Vjosë.

I riu ishte larguar që të dielën me shokët e tij për t’u larë dhe nuk ishte kthyer më. As shoku, i cili ishte atë ditë me të nuk tregon asgjë lidhur me fatin e 18-vjeçarit.

Kërkimet janë përqëndruar në rrjedhën e lumit, ndërsa sot në ndihmë kanë mbërritur edhe polumbarët e Reneas, të cilët kanë kërkuar nga hyrja e Këlcyrës deri tek ura e Dragotit por ende pa rezultat.

(k.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet matias rizallari mbytet ne lumin vjose matias rizallari mbytet ne lumin vjose

Sondazh

Poll