Art&Argëtim

ME VIDEO: ABBA ndan detaje nga kënga e re “Just A Notion”

20 Tetor 2021, 20:06 Nga DOSJA
ME VIDEO: ABBA ndan detaje nga kënga e re “Just A Notion”

SHBA– ABBA ka ndarë një klip të këngës së tyre të re nga albumi i ri i ardhshëm “Voyage”. Ikonat pop suedeze njoftuan ribashkimin e tyre të shumëpritur më 2 shtator, pas gati 40 vitesh ndarje.

Grupi-i përbërë nga Benny Andersson, Anni-Frid (Frida) Lyngstad, Agnetha Fälskog dhe Björn Ulvaeus zbuluan se kënga e tyre e re ka një melodi të fortë pop-piano-e ngjashme me “Don’t Shut Me Down”-por me një ritëm më të shpejtë.

♬ Just A Notion – ABBA

Albumi i fundit në studio i ABBA u lëshua në 1981. Grupi fitoi famë ndërkombëtare në 1974 pasi përfaqësoi Suedinë në Eurovision Song Contest me këngën “Waterloo”.

Ribashkimi u përmend për herë të parë në maj 2020 nga Ulvaeus. ABBA njoftoi gjithashtu se anëtarët e grupit do të shfaqen në skenë në mënyrë dixhitale në Londër nga 27 maj 2022.

(k.m/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

showbiz showbiz abba abba

Sondazh

Poll