Aktualitet

Grabitja e karburantit në Bulqizë, policia: Autorët ishin dy, morën shumën e parave

21 Tetor 2021, 08:25 Nga DOSJA
Grabitja e karburantit në Bulqizë, policia: Autorët ishin dy,

BULQIZËDosja.al raportoi e para mbrëmjen e djeshme se një karburant kishte rënë pre e grabitjes në Bulqizë. Ditën e sotme policia ka dalë me një njoftim për ngjarjen e ndodhur. Në njoftim bëhet e ditur se ngjarja është kryer nga dy persona, të cilët kanë marrë një shumë parash në karburantin e personit me inicialet Q.J. Policia ka nisur hetimet për të bërë zbardhjen e plotë si dhe për të identifikuar dhe kapur autorët.

NJOFTIMI I POLICISË:

Gjatë natës datë 20.10.2021, dy persona ende të paidentifikuar dyshohet se kanë vjedhur një shumë parash në pikën e karburantit të shtetasit Q.J., në aksin rrugorë Bulqizë–Shupenzë. Grupi hetimor po vijon hetimet në vendngjarje, dhe po punohet intensivisht për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

ZHVILLIMET ORË PAS ORE:

Grabitja e karburantit në Bulqizë, policia ‘në këmbë’, në kërkim të autorëve

(A.B)/Dosja.al

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet bulqize grabitet karburanti bulqize grabitet karburanti

Sondazh

Poll