Aktualitet

Vetingu i politikanëve, Basha: Politika të pastrohet nga llumi i tranzicionit

21 Tetor 2021, 06:39 Nga DOSJA
Vetingu i politikanëve, Basha: Politika të pastrohet nga llumi i

TIRANË– Kryedemokrati Lulzim Basha ka ndarë dhe një herë fjalën e tij nga konferenca e djeshme për gazetarët. Basha shprehet se është në interesin e të gjithëve që politika të pastrohet nga llumi i tranzicionit, nga njerëzit që e kanë mbajtur për 30 vite duke u pasuruar. Basha thotë se politikanët kanë fuqizuar një grup njerëzisht të caktuar duke i punësuar dhe dhënë favore. Sipas Bashës, në politikë është futur llumi i shoqërisë dhe krimi i organizuar.

POSTIMI:

Është interesi i të gjithë shqiptarëve, i socialistëve dhe i demokratëve të thjeshtë, që politika të pastrohet nga llumi i tranzicionit, nga njerëz që këto 30 vjet pavarësisht siglës politike që kanë mbajtur, nganjëherë e kanë ndërruar, nganjëherë kanë dalë me sigla të reja, kanë përdorur politikën për tu pasuruar paligjshmërisht dhe ç’është më e keqja, kanë futur në politikë llumin e shoqërisë, krimin e organizuar. Kanë shkatërruar konkurrencën në treg që është themeli i zhvillimit të ekonomisë dhe punësimit, duke fuqizuar një grusht njerëzish, vetëm e vetëm sepse ndajnë me ta favore, privilegje, pushtet dhe para, në kurriz të qindra-mijëra sipërmarrësve të ndershëm.

Pastrimi i politikës nga krimi dhe korrupsioni është interesi i të gjithë shqiptarëve ?? pic.tëitter.com/gkdRoz52rK

— Lulzim Basha (@lulzimbasha_al) October 21, 2021

(a.b)/dosja.al

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

kryesore politike lulzim basha vetingu i politikaneve lulzim basha vetingu i politikaneve

Sondazh

Poll