Aktualitet

Në kërkim ndërkombëtar, arrestohet i riu nga Dubai, do ekstradohet në Pakistan

21 Tetor 2021, 07:59 Nga DOSJA
Në kërkim ndërkombëtar, arrestohet i riu nga Dubai, do

TIRANË– Një 33-vjeçar me inicialet M.T., banues në Dubai është prangosur teksa futej në Shqipëri përmes aeroportit në Rinas, “Nënë Tereza”. Sipas njoftimit të policisë mësohet se 33-vjeçari është ndaluar në hyrje të Shqipërisë pasi ka rezultuar person i shpallur në kërkim ndërkombëtar.

I riu ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Pakistani për veprën penale “Mashtrim publik duke përdorur arsye fetare”.

Njoftimi i policisë Rinas:

Arrestohet me qëllim ekstradimi drejt Pakistanit, një shtetas i shpallur në kërkim ndërkombëtar. Nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Kufitare Rinas, si rezultat i shkëmbimit të informacionit me Interpol Tirana, është arrestuar shtetasi: M. T., 33 vjeç, banues në Dubai. Ky shtetas është ndaluar në hyrje të Republikës së Shqipërisë, pasi gjatë përpunimit të detajuar të të dhënave nga shërbimet e Policisë Kufitare Rinas, bazuar dhe në informacionet e shkëmbyera me Interpol Tirana, ka rezultuar person i shpallur në kërkim ndërkombëtar. Në përfundim të veprimeve u bë arrestimi i tij, me qëllim ekstradimi drejt Pakistanit, pasi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Pakistan, për veprën penale “Mashtrim publik duke përdorur arsye fetare”.

(f.m/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet arrestohet 33 vjecari ne rinas dubai pakistan rinas arrestohet 33 vjecari ne rinas dubai pakistan rinas

Sondazh

Poll