Aktualitet

Dhunoi kryebashkiakun socialist! Kush është biznesmeni Pellat Bonaj, denoncimi

21 Tetor 2021, 09:06 Nga DOSJA
Dhunoi kryebashkiakun socialist! Kush është biznesmeni Pellat Bonaj,

VLORË– Pellat Bonaj, 57-vjeçari që u vu sot në pranga pasi dhunoi kryebashkiakun socialist Pëllumb Bonaj, rezulton të jetë një biznesmen dhe zotëron një linjë transporti udhëtarësh në Vlorë. Por, emri i Bonajt nuk është hera e parë që qarkullon në media.

Dosja.alpublikoi një denoncim në muajin qershor të vitit të kaluar, pasi qytetarët ankoheshin se 57-vjeçari po abuzonte me linjat e transportit gjatë periudhës së pandemisë, kur udhëtimin mes qyteteve ishte i ndaluar.

Sipas denoncimit të ardhur në redaksinë e Dosja.al në atë kohë, Bonaj kihte marrë përsipër të bënte transportin e infermierëve, por përveç atyre në furgona merrte edhe udhëtarë e fëmijë, duke mos u shqetësuar aspak për rrezikun që u kanosej nga Covid-19. Qytetari që dërgoi dhe fotot pranë Dosja.al shkruante se 57-vjeçari është edhe një konsumues i rregullt i alkoolit.

Sot Bonaj është vënë në pranga. Ai ka dhunuar kryebashkiakun e Selenicës, Pëllumb Binaj pasi e akuzonte se i kishte hequr licencën e linjës së transportit dhe ia kishte dhënë dikujt tjetër.

LAJM KRYESOR: Dhunohet kryetari i Bashkisë së Selenicës, prangoset autori

(F.m/Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet dhunohet kryebashkiaku i selenices dhunohet pellumb binaj pellat bonaj pellumb binaj dhunohet kryebashkiaku i selenices dhunohet pellumb binaj pellat bonaj pellumb binaj

Sondazh

Poll