Aktualitet

Vrasja e vëllezërve Haxhia, pezullohen hetimet për Çelën e Dumanin, gjykohen 4

21 Tetor 2021, 09:40 Nga DOSJA
Vrasja e vëllezërve Haxhia, pezullohen hetimet për

TIRANË– Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka mbyllur hetimet për vrasjen e dy vëllezërve Viktor e Besmir Haxhia ngjarje e ndodhur më 27 prill të vitit 2020. Mësohet se SPAK ka vendosur që të kalojë për gjykim vetëm katër të pandehur, bashkëpunëtorin e drejtësisë Klevis Alla, Besian Xhixhën, Enver Divën dhe Altin Ndocin.

Për dy të akuzuarit si organizatorë dhe urdhërues së vrasjes së dyfishtë janë pezulluar hetimet për një periudhë 1-vjeçare. Shkak për pezullimin e hetimeve është bërë fakti se si Çela edhe Dumani vijojnë të jenë ende në arrati. Çela dhe Dumani kanë mbi supe plot akuza për përfshirje në ngjarje kriminale.

Gjithçka nisi kur pas grabitjes së Rinasit, Talo Çela dhe Nuredin Dumani kishin lënë një pjesë të parave në biznesin e vëllezërve Haxhia për t’ua ruajtur. Në momentin që u kthyen të merrnin paratë, të dy vëllezërit pretendonin se i kishin humbur gjatë një grabitjeje në banesën e tyre. Kjo gjë solli konflikte e përçarje dhe grup dhe dyshohet se Çela e Dumani organizuan planin e atentatit të dyfishtë.

Ata akuzohen se kanë urdhëruar edhe vrasjen e Dorian Shkozës e Anxhelo Avdiajt, ngjarje e ndodhur dy muaj para vrasjes së vëllezërve Haxhia.

Të dy janë me masë sigurimi “arrest në burg” në mungesë, dhe rezultojnë të jenë ‘kokat’ e këtij grupit kriminal.mbi ta rëndonin akuzat: “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese”, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, “Grupi i strukturuar kriminal”, (në rolin e krijuesit) dhe “Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal”,“Mbajtjes pa leje, prodhimit të armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”.

(F.m/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet besmir haxhia nuredin dumani talo çela viktor haxhia vrasja e vellezerve haxhia vrasje e dyfishte ne durres besmir haxhia nuredin dumani talo çela viktor haxhia vrasja e vellezerve haxhia vrasje e dyfishte ne durres

Sondazh

Poll