Bota

Për herë të 4-të! Zhvillohet në Hagë seanca gjyqësore ndaj Gucatit dhe Haradinajt

21 Tetor 2021, 07:00 Nga DOSJA
Për herë të 4-të! Zhvillohet në Hagë seanca

HAGË – Ditën e sotme do të zhvillohet seanca gjyqësore në Dhomat e Specializuara në Hagë, ndaj ish-krerëve të Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Hysni Gucati e Nasim Haradinaj.

Zenka Pumper, dëshmitarja e parë e Zyrës së Prokurorit të Specializuar dhe koordinatore e hetimit në këtë zyrë, do të vazhdojë të dëshmojë për të katërtën ditë në këtë çështje.

Gjatë seancës së djeshme avokati mbrojtës i ka prezantuar dëshmitares disa artikuj të publikuar në mediat e Kosovës, ku përmenden emra të personave, disa prej tyre serbë. Ai e ka pyetur hetuesen rreth dorëheqjes së ish zëvendësprokurorit të specializuar si dhe nëse do të duhej mbaheshin nën vëzhgim zyrat e OVL-UÇK pas 7 shtatorit, në mënyrë që parandalohej rrjedhja e dokumenteve të tjera. Me urdhër të trupit gjykues, pjesët ku duhet të përmenden emra që lidhen me dëshmitarët apo dëshmitarët e mundshëm, nuk duhet të jenë publike.

Dëshmitarja e ZPS-së, Zenka Pumper i është përgjigjur mbrojtjes së Hysni Gucatit, avokatit Jonathan Elystan Rees, ku shumë prej pyetjeve janë kundërshtuar nga prokurojra Valeria Bolici. Zenka Pumper ka thënë se vendimi për mbajtjen nën vëzhgim, të zyrës së OVL-UÇK ka qenë i prokurorit të specializuar dhe zëvendësit të tij.

Ish-krerët e UCK akuzohen për vepra penale kundër administrimit të drejtësisë, konkretisht për pengim të personave zyrtarë në kryerjen e detyrave zyrtare, për frikësim të dëshmitarëve, për hakmarrje dhe për shkelje të fshehtësisë së procedurës. Në organizatën që ata drejtonin kishin arritur disa pako që pretendohej të ishin me dokumente që kishin rrjedhur nga Zyra e Prokurorit të Specializuar. Të gjitha këto ata i kishin bërë publike përmes konferencave për media dhe paraqitjeve të tjera publike. Ata janë arrestuar më 25 shtator të vitit 2020 në Prishtinë prej kur edhe mbahen në qendrën e paraburgimit në Hagë.

(m.k/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

bota diaspora arrestohet hysni gucati kosova ne hage nasim haradinaj nasim haradinaj ne hage zenka pumper arrestohet hysni gucati kosova ne hage nasim haradinaj nasim haradinaj ne hage zenka pumper

Sondazh

Poll

Bota 21 Tetor 2021, 05:40

Raporti i Progresit për Kosovën: Pak përparim

Pak përparime janë bërë në Kosovë në drejtim të reformave që lidhen me integrimin e vendit në Bashkimin Evropian, theksohet në Raportin e Progresit të vendeve t...