Bota

“Truth Social” po vjen! Donald Trump publikon në nëntor platformën e tij

21 Tetor 2021, 06:43 Nga DOSJA
“Truth Social” po vjen! Donald Trump publikon në nëntor

SHBA– Dondal Trump ka njoftuar se ka hapur faqen e tij të rrjeteve sociale të emëruar “Truth Social”. Kjo lëvizje vjen pas dëbimit nga ‘Twitter’, ‘Facebook’ dhe ‘youtube’ pasi u akuzua për nxitje të dhunës gjatë sulmit në Capitol më 6 janar.

“Unë krijova Truth Social dhe grupin Trump Media and Technology për të kundërshtuar tiraninë e gjigantëve të teknologjisë, “ tha ai, duke shtuar se web-i ri do të funksiononte deri në vitin 2022,

Trump po ashtu shprehu synimin e tij që kompania që do të menaxhojë grupin të listohet në bursë.

Ne jetojmë në një botë ku talebanët kanë një prani të madhe në Tëitter , megjithatë presidenti juaj i dashur amerikan hesht . Kjo është e papranueshme ”, shpjegoi Trump, duke shtuar se qëllimi i faqes së re do të jetë “t’i japë një zë” të gjithëve”.

Aplikacioni është në dispozicion në Apple App Store dhe do të futet në treg në muajin nëntor.

(a.b)/dosja.al

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

bota bota donald trump truth media donald trump truth media

Sondazh

Poll

Bota 21 Tetor 2021, 05:40

Raporti i Progresit për Kosovën: Pak përparim

Pak përparime janë bërë në Kosovë në drejtim të reformave që lidhen me integrimin e vendit në Bashkimin Evropian, theksohet në Raportin e Progresit të vendeve t...