Art&Argëtim

“A je gay?”, Paloma nuk heq dorë, banorët i kundërvihen

20 Tetor 2021, 07:58 Nga DOSJA
“A je gay?”, Paloma nuk heq dorë, banorët i

TIRANË – Shtëpia e Big Brother është përfshirë nga diskutimet e forta pasi disa prej banorëve u përplasën me Rudina Demnerin,ose Palomën siç e njohim. Kjo ndodhi pas një pyetjeje të përsëritura nga ana e saj drejt Ardit Çunit, një prej konkurrentëve.

Paloma e ka pyetur vazhdimisht Arditin nëse është gej apo jo dhe banorët e kanë quajtur tendencioze.

“Ti ia ke bërë tendencioze, nuk i pyetet 3 herë 3 ditë rresht e njëjta pyetje, për ta bërë të ndihet keq,” i tha Donaldi.

Ndërsa Paloma tha se kurrë nuk do ta gjykonte edhe nëse do të ishte gej, sepse ka një familje dhe nuk do të dalë mendje mbyllur. Edhe Arjola mendon si Donaldi dhe e pyet nëse mendoi sadopak për familjen e Arditit.

“Po për familjen e tij a mendove pak? Po rri o Paloma boll se na acarove, ia ke bërë me tendencë”, i ta Arjola

“Nuk e kam për turp të të pyes a je gej, Ardit, të të vijë turp nëse mendon këtë gjë,” tha Paloma.

“Po mirë pra më pyete një herë të thashë jo, a do ta provosh ti?,” u përgjigj Arditi.

Paloma nuk e ka lënë me aq por ka vazhduar diskutimin.

“Po pse të djeg kaq shumë?,” i tha Paloma.

(m.k/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

showbiz showbiz ardit çuni big brother 9 big brother vip paloma ardit çuni big brother 9 big brother vip paloma

Sondazh

Poll