Art&Argëtim

Adele u rikthye në muzikë, vëmendjen në klip e merr diçka tjetër

20 Tetor 2021, 14:49 Nga DOSJA

SHBA– Veshja e Adele tërhoqi vëmendjen e të gjithëve në klipin e saj më të fundit “Easy On Me”. Këngëtarja e njohur ishte e veshur me një pallto lëkurë.

Palltoja e saj prej lëkure të pastër në videon shoqëruese bardh e zi është bërë trendi më i fundit i modës. E krijuar enkas nga Lanvin, Adele e kombinoi pallton me shkëlqim me një golf portokalli dhe pantallona me bel të lartë ngjyrë kafe.

E ulur, por edhe në këmbë duke kënduar, ndërsa era luan me flokët e saj para dhe mbrapa, Adele dukej e mrekullueshme nga të gjitha këndet. Edhe për aksesorët mendoi me shumë kujdes, një unazë agati nga ‘Lanvin’, një gjerdan agati, gjithçka ishte zgjedhur enkas për të kombinuar pallton prej lëkure.

(A.B)/Dosja.al

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

showbiz showbiz adele adele

Sondazh

Poll