Aktualitet

Operacion antidrogë me urdhër të SPAK në Lezhë, 20 të arrestuar

20 Tetor 2021, 07:08 Nga DOSJA
Operacion antidrogë me urdhër të SPAK në Lezhë, 20

TIRANË– Efektivë të Policisë së Shtetit kanë ‘zbarkuar’ në qytetin e Lezhës, aty ku po zhvillohet një operacion anti-drogë me urdhër të Prokurorisë së Posaccme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. Mësohet se deri më tani janë arrestuar 20 persona të cilët akuzohen për vepra të ndryshme penale.

Emrat e disa të arrestuarëve janë: Gjin Kola, Leonard Kola, Ilir Prenga, Tanush Lekgegaj, Aleks Kedheli, Ilir Kolaj, Pashk Lala, Myl Rrapaj.

Zyrtarisht nuk ka ende një informacion nëse gjatë kontrolleve që janë ushtruar janë gjetur armë, municione apo lëndë narkotike. Ky është operacioni i parë që zhvillohet në Lezhë pas vrasjes së nënkomisarit Saimir Hoxha, ngjarje e ndodhur në fund të muajit shtator. Hoxha u vra në krye të një operacioni anti-drogë që po zhvillonte në Lezhë, nga 21-vjeçari Aldi Rama. Ky i fundit vrau dhe veten më pas. 

ZHVILLIMET ORË PAS ORE:

Operacioni antidrogë në Lezhë, EMRAT e të arrestuarve, mes tyre policë

(f.m/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet gjin leka lezhe operacion antidroge ne lezhe gjin leka lezhe operacion antidroge ne lezhe

Sondazh

Poll

Aktualitet 20 Tetor 2021, 07:26

Bëni kujdes, mjegulla “pushton” Korçën

KORÇË – Një mjegull e denduar ka mbuluar Korçën mëngjesin e ditës së sotme. Dendësia e madhe e saj në aksin Korçë-Pogradec ka vë...