Aktualitet

Gjykata lë në burg Klodian Trocin, ish-drejtorin e Kadastrës Vlorë

20 Tetor 2021, 08:52 Nga DOSJA
Gjykata lë në burg Klodian Trocin, ish-drejtorin e Kadastrës

VLORË – Gjykata e Vlorës ka vendosur ditën e sotme të lërë në burg ish-drejtorin e Kadastrës  së Vlorës, Klodian Troci.

Gjykatësi Enkel Peza me kërkesë të prokurorit Alfred Sali la në fuqi masën e sigurisë arrest me burg. Gjatë kësaj kohe Troci ka qenë nën hetim në lidhje me akuzën e “shpërdorimit të detyrës” dhe “falsifikimit të vulave dhe formularëve”.

Klodian Troci u arrestua mbrëmjen e së dielës. Sipas të dhënave të policisë, gjatë kontrollit të banesës në Tiranë atij i është gjetur një shumë parash prej 65.000 eurosh, të cilat janë sekuestruar. Ndërsa prokuroria njoftoi se kishte gjetur edhe një sërë dokumentash të falsifikuara.

Troci në dy vjetët e fundit ka drejtuar dy herë zyrën e Kadastrës në Vlorë, së pari për mbi një vit deri në shtator të vitit 2019 si i komanduar dhe së fundmi rreth 1 vit. Ndërkohë në periudhën e ndërmjetme mes punëve si drejtues i ASHK-së Troci drejtoi edhe zyrën e Administrimit dhe Mbrojtjes së Tokës në Këshillin e Qarkut në Vlorë.

Klodian Troci dyshohet se ka bashkëpunuar me Bardhyl Gjikën, drejtorin e administrimit të tokave në Vlorë bashkë dhe me specialistin Kreshnik Mino të cilët ndodhen në burg për falsifikim të dokumenteve të pronësisë në favor të Spiro Dunit.

(s.b/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet arrestohet klodian troci kadastra e vlores klodian troci vlore arrestohet klodian troci kadastra e vlores klodian troci vlore

Sondazh

Poll

Aktualitet 20 Tetor 2021, 07:26

Bëni kujdes, mjegulla “pushton” Korçën

KORÇË – Një mjegull e denduar ka mbuluar Korçën mëngjesin e ditës së sotme. Dendësia e madhe e saj në aksin Korçë-Pogradec ka vë...