Aktualitet

Bursa e energjisë elektrike, Çela: S’është bërë, u tërhoq kompania. Presim Kosovën

19 Tetor 2021, 20:28 Nga DOSJA
Bursa e energjisë elektrike, Çela: S’është

TIRANË- Administratori i OSHEE-ës, Ardian Çela është shprehur se procesi për krjimin e Bursës së Energjisë Elektrike ka filluar në vitin 2019-2020 me asistimin e kompanisë norvegjeze Nordpool. I ftuar në TVSH, Çela u shpreh se në muajin Maj u shpall tenderi për krijimin e një burse të përbashkët Shqipëri-Kosovë të quajtur Alpex, por konkuruesit nuk plotësonin kërkesat.

Ndërkohë që më tej, ai shtoi se strategjia Nordpoolit ndryshoi pasi u ble nga një kompani amerikane, e cila u tërhoq nga i gjirthë rajoni i Ballkanit. Ai gjithashtu tha se OST me ndihmën e USa-tit është në proces të krijimit të bursës dhe do të krijohet në vitin 2022.       

 “Krijimi i Bursës, Alpex është asistuar nga kompania norvegjeze, Nordpool për një periudhë të caktuar kohe, pastaj se është OST institucioni më i involvuar më shumë se OSHEE në këtë projekt. Në vitin 2019-2020 është marrë vendimi për krijimin e një burse të përbashkët Shqipëri-Kosovë, të quajtur Alpex. Diku në Maj u shpall tenderi për platformën ,dështoi herën e parë dhe të dytë, pasi konkuruesit nuk i plotësonin kërkesat.

Ndryshoi dhe strategjia e Nordpoolit, sepse e bleu një kompani amerikane dhe u tërhoq nga i gjithë rajoni, u tërhoq nga Maqedinia, Mali i Zi Shqipëria. Operatori i Sistemit të Transpetmimit në suportin e USa-it janë përsëri në proces. E kanë shpallur sërish garën për konkurimin, do shpallet fituesi dhe do krijohet Bursa. për të hequr merakin, Bursa është në proces, OST po e ndjek, është në procesin e prokurorimit. Bursa në vitin 2022 do të jetë aktive,” tha Çela.

(I.A/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

kryesore politike ardian cela bursa e energjisë oshee ardian cela bursa e energjisë oshee

Sondazh

Poll