Aktualitet

E futi në kurth një vajzë? DINAMIKA e vrasjes së “kinezit” të bandës së Lushnjes

19 Tetor 2021, 16:07 Nga DOSJA
E futi në kurth një vajzë? DINAMIKA e vrasjes së

PEQIN– Ende nuk ka të arrestuar për vrasjen e 38-vjeçarit Alban Semaku, por duket se Policia është pranë zbardhjes së plotë të ekzekutimit. Anëtari i bandës së Lushnjës, i cili kishte dalë nga burgu 5 muaj më parë, dyshohet të jetë nxjerrë në pritë nga një person i njohur e i besuar, që nuk përjashtohet të jetë femër.

“Shoferi” e ka marrë nga Lushnja dhe e ka transportuar në vendin ku u vra, atje u përballë për herë të parë edhe me ekzekutorët e tij.  Prej këtyre dyshohet se ka tentuar që të largohet apo të fshihet nëpër shkurre, por nuk ia ka dalë. Ndërkohë që në dëshmitë e banorëve të zonës, askush nuk flet për të shtëna, çka ngre dyshimet se autorët qëlluan me armë silenciator.

Prej disa ditësh i largua nga shtëpia, pa asnjë kontakt me familjarët, nëna e tij shkoi e vetme në Komisariatin e Lushnjes për të bërë denoncimin për të birin. E ishte pikërisht ajo që identifikoi kufomën e të birit, duke parë edhe dëmet që i kishte bërë plumbi i marrë në kokë, i cili kishte dalë nga zgavra e syrit. Edhe pse kishte 5 muaj që kishte dalë nga burgu, dyshohet se Alban Semaku, i cili deri në vitin 2011 mbante emrin Elton Mermali është vrarë për shkak të hesapeve të vjetra. I njohur si “Kinezi” i Aldo Bares, është dënuar për një vrasje të vitit 1998, e Bledar Haxhias dhe Artan Sulçes.

(k.m/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet vrasje në peqin vritet alban semaku vritet elton mermali vrasje në peqin vritet alban semaku vritet elton mermali

Sondazh

Poll